Bashkëshortja e deputetit Eduart Ndocaj më në fund është diplomuar. Ajo është nënë e 3 fëmijëve dhe gjithashtu merret me administrimin e bizneseve. Ajo ka arritur të përfundojë arsimin e lartë për Ekonomi, në moshë paksa madhore dhe jo si studentët e tjerë normal. Valentina Ndocaj gruaja e deputetit më të ri në Parlamentin e Shqipërisë ka postuar në rrjetin social Facebook një fotot ku bashkëshorti i vet në shenj urimi për këtë arritje e ka purthur atë në ball. Ajo është diplomuar në një universitet privatë në Tiranë.
Eduardi dhe Valentina kanë vënë kurorë 16 vite më parë në fshatin Manati të Lezhës me Valentinën, por para 6 vitesh u martuan sërish… me njëri tjetrin, por në një dasëm më moderne.












