Një 25-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në Përmet. Ngjarja ndodhi pranë urës së fshatit Piskovë.
Mësohet se viktima, Enea Pasho udhëtonte me mjetin tip “Opel Corsa”, i cili humbi kontrollin e doli nga rruga.
Policia po heton në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.
Midis fotove të shumta në profilin e tij në “Facebook”, viktima, Enea Pasho kishte edhe një me kryeministrin Edi Rama.












