Policia Kufitare arreston një shtetas malazez të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë së Beogradit.
Igor Drakulic 35 vjeç, banues në Bar, me kombësi dhe shtetësi malazeze u ndalua në pikën kufitare të Muriqanit, ndërsa u paraqit për të kryer procedurat në hyrje për në Republikën e Shqipërisë.
Nga verifikimi i kryer në sistemin e kërkimit të Interpol-it, 35-vjeçari rezulton të jetë i kërkuar në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë serbe.
Shtetasi Igor Drakuliç është i dënuar me 8 vite burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor “Plagosje me pasojë vdekjen”, në Serbi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasit Malazez Igor Drakulic me qëllim ekstradimi drejt Serbisë.












