Një plagosje me armë zjarri e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fier është pasuar me prangosjen e tre protagonistëve të saj.
Ka qenë një konflikt midis tre personave, Albion Bullgari dhe Arian e Albes Gega. Në konflikt e sipër, në rrethana ende të pazbardhura, Albioni ka mbetur i plagosur. Menjëherë ai u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila filloi menjëherë hetimet, arriti të identifikojë dy autorët e dyshuar të kësaj plagosje, Arian Gega dhe Albes Gega. Pas hetimeve dhe veprimeve të para procedurale, nga ana e saj polica e Fierit arrestoi si të plagosurin Albion Bullgari, ashtu edhe dy të dyshuarit për plagosjen, Arian Gega dhe Albes Gega.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plagosjes.












