Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka postuar një varg të dhënash që sipas tij janë bilanci i vitit 2015 për Kryeministrin Rama të cilin e quan “kokoshi i Surrelit”.
“-Rriti cmimin e energjise, nafta me e shtrenjta ne rajon,
-rriti taksat, rriti borxhin publik, uli konsumin, uli kreditimin, uli eksportin dhe importin, uli pagat dhe nuk rriti pensionet, asnje investim i ri publik,
-shpunesoi 73 mije kryefamiljare vetem ne shtator-tetor,
-vodhi 400 milione dollare ne dogana e tatime,
-780 milione euro prokurime te drejtperdrejta per tarafin dhe familjaret e tij e te ministrave, dha hekurudha, troje,
-340 milione euro koncesione per oligarket dhe ortaket e tij,
-largoi 100 mije shqiptare nga vendi, 200 mije te tjere bene gati letrat,
-uli ndihmen ekonomike, shendetesia ne kolaps,
-privatizoi arsimin e larte publik,
-kandidoi Bushet, Roshet dhe kriminele te tjere per kryebashkiake, -emeroi ministrin e brendshem ambasador te krimit te organizuar ne qeveri,
-ndaloi me ligj hetimin e vjedhjes se shekullit,
-pagoi me tendera te drejtperdrejte nga parate e gjakut te shqiptareve ndertuesit e vilave te tij ne Surrel, Dardhe e Durres, -vodhi dhe shkaterroi zgjedhjet lokale,
-u shpall nga OSBE kryeministri me i pasur me 200 milione euro pasuri off shore,
-hapi 5 ekspozita me piktura ne 3 kontinente (duke i nxjerre e futur pikturat kontrabande),
-arrestoi e burgosi berbere, fermere, gra me femije 4 vjecare per kuponin,
-liroi Prengen, Ndoken, dhe Ndreun duke i bere shantazh drejtesise, -fshehu kerkesen per ekstradim te Mark Frrokut,
-urdheroi arratisjen e Arben Frrokut,
-dekoroi xhelatet e diktatures,
-beri ligjin per te burgosur gazetaret dhe opoziten,
-refuzoi testin e droges”, shkruan Basha.












