Ai u bë xheloz për një qen të vogël, në fillim tenton ta mbysë ate në vaskën e banjës dhe pastaj, duke mos ia dalë, e bën të hajë letër higjienike, duke e vrarë. Protagonist i çështjes së pabesueshme, te treguar nga gazeta britanike “Telegraph”, është Anthony Bruce, 19 vjeç nga Billinghami, në Britaninë e Madhe. Sipas tij, e fejuara i kushtonte më shumë kohë Benjit, qenit 5 muajsh.
Menjëherë pas aktit, qeni është dërguar në spital, ku pas një ndërhyrjeje kirurgjikale i është hequr letra higjienike nga stomaku, por në fund nuk ka mbijetuar dot. Bruce është dënuar nga North Tineside Magistrates’ Court për sjellje të dhunshme kundër kafshës dhe duhet të qëndrojë për 16 javë në një institut për të rinj problematikë, ndonëse ka pranuar se është penduar.Avokati i tij, Jeff Taylor, thotë se asistenti i tij ka përjetuar një fëmijëri të vështirë, me probleme të lidhua nga ankthi dhe sot është një njeri shumë problematik.












