Në urgjencën e spitalit të Traumës në Tiranë është paraqitur një fëmijë të cilit i kishte shpërthyer kapsolla në dorë. Dëmtimi është i rëndë, por fëmija tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Burime nga spitali thanë se fëmija ka ardhur në urgjencë gjatë ditës së mërkurë. Në lojë e sipër me disa shokë të tij, diçka nuk ka shkuar mirë dhe kapsolla që ka dashur të hedhë i ka plasur në dorë. Po ashtu mësohet se prindërit e vogëlushit nga Pezë Helmësi jetojnë në Greqi.












