Gjergj Bojaxhiu ka uruar vitin e ri me një lajmërim për një nismë të re , sic e quan ai.
“Të dashur miq. Ju uroj gëzuar vitin e ri 2016. Uroj gjithashtu që të bashkohemi sërish së shpejti njësoj si pranverën e shkuar me nismën tonë të re për t’u përballur me sfidat që ka Shqipëria jonë. Qoftë viti 2016 një vit i rikthimit të shpresës për shqiptarët!”.
Bojaxhiu konkuroi për kryetar bashkie në Tiranë duke marrë rreth 4 % të votave. Pas përfundimit të garës ai nuk është dukur më në jetën publike deri sot teksa ka lajmëruar një aksion të ri politik.













