• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha – Ramës: Jep dorëheqjen, mos e nxeh Revolucionin!

admin by admin
6 April, 2017
in Politika
0
Berisha – Ramës: Jep dorëheqjen, mos e nxeh Revolucionin!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi shefin e qeverisë Edi Rama se nuk mund ta çojë dot vendin në zgjedhje pa opozitën dhe aleatët që sipas tij e kanë braktisur.
Duke folur nga çadra e protestës, Berisha i bëri thirrje Ramës të dorëhiqet.
“Të them studio mirë historinë e pushtetit. Mos dëgjo ata intrigantë që ke rreth teje të cilët nuk mendojnë gjë tjetër nga mëngjesi deri në darkë vetëm sesi të vjedhin më shumë se ti. Kjo është e vërteta. Ik, largohu, hapi rrugën zgjidhjes. Ata që vinë tek ti dhe të thonë do të qëndrojmë vetëm ata kanë hall të vjedhin. Ta dish mirë, Shqipërinë vetëm në zgjedhje nuk e çon dot. Mund ta çosh veten ti në çdo drejtim tjetër por jo Shqipërinë vetëm në zgjedhje.
Paqja është forcë e të gjitha forcave, mos e merr shpirtin paqësor të kësaj çadre si dobësi se do të shohësh një mjerim që as në ëndrra nuk e ke parë kurrë nëse nxehet revolucioni. Revolucionin mos e nxeh. Ky është sugjerimi. Shko tani, jep dorëheqjen dhe të bëjmë zgjidhjen e qytetëruar siç u ka hije shqiptarëve. Ke tejkaluar çdo vijë të kuqe, çdo moral, ik shporru, largohu!
Berisha argumentoi në çadrën e protestës edhe pse opozita nuk pranon të shkojë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, por vetëm me qeveri teknike.
Berisha: Asnjë kundërshtim nuk kemi, nëse është i lidhur aq shumë pas asaj karrigeje le të firmosë të ikë me datë 18, të krijojmë qeverinë teknike, të bëjmë zgjedhje të lira. A e meriton ai këtë? Kurrën e kurrës nuk e meriton por ne nuk ngatërrojmë atë me qytetarët shqiptarë. Vetëm u themi atyre pse kërkojmë qeverinë teknike.
Mendoni për një moment lumin e drogës, të parave të drogës, të armëve, të bandave të drogës, të gjitha të lidhura me partinë e tij dhe atë vetë direkt. Kurse ne të tjerët që nuk deshëm drogën dhe me një fjali të vetme mund ti jepnim zgjidhje problemit, por atë nuk e bënim kurrë. Se ajo kushtonte qindra e qindra jetë të fëmijëve shqiptarë. Nëse do thonim të legalizojmë drogën, të paktën nuk merrnim armiqësinë e drogmenëve, të mashtruarve të tjerë që e mbjellin dhe e shesin pa ditur se çfarë bëjnë.
Por ne nuk e bëjmë kurrë atë se kjo do të thotë t’ua drogosh të ardhmen fëmijëve tanë. Historia ka faktuar që vendet që kanë mbjellë drogën vetëm janë shkatërruar. Drogën e udhëhoqi Edi Rama ndaj të dashur socialistë dhe qytetarë shqiptarë qoftë edhe të mashtruar nga droga duhet të kuptoni se vota me drogën nuk shkojnë. Nuk mund të pranojmë kurrë t’ia falim votën drogë dhe krimit. Edi Rama sot të kanë braktisur të gjithë, të kanë braktisur dhe aleatët e tu. Se u pëlqen opozita? Jo absolutisht por se kauza e opozitës është një kauzë e drejtë. E dinë shumë mirë se ti me drogën u bëre gjëmën votës së shqiptarëve, emrit të shqiptarëve, emrit të Shqipërisë. Nuk mund të pranojmë të shkojmë me banda dhe banditë në zgjedhje”, u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri tregoi edhe pse nuk ka besim te Policia e Shtetit.
“Policia, nuk ka institucion në tokë që kam respektuar më shumë. Por si mund ti besoj asaj policie që e veshi vendin me vellon e zezë të drogës. Atë polici e ke shkatërruar. Iku Ministri, vodhi hajduti bashkë me Çipën 28 dokumentet kryesore të krimit. Pse shkoi Xhafa, xhelati i diktaturës, pikërisht për të fshirë këto. Por mund të lëmë ne? Jo.”, u shpreh Berisha.

Previous Post

RRËFIMET/ “Te tregu i rrobave në Lushnje u gjenim goca të vogla çunave që donin seks”

Next Post

FOTO SKANDAL/ Mollëve në pazar, ju mbijnë farat “në bark”

admin

admin

Next Post
FOTO SKANDAL/ Mollëve në pazar, ju mbijnë farat “në bark”

FOTO SKANDAL/ Mollëve në pazar, ju mbijnë farat “në bark”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.