Vijon operacioni për kapjen e autorit të vrasjes së dy vëllezërve në Drishtë Shkodër.
Momentalisht forcat policore janë dislokuar në zonën e Mazrekut të ish komunës Shllak. Në këtë operacion marrin pjesë forcat e RENEA, FNSH e Policia e Shkodrës.
Gjatë ditës së sotme operacioni ka vijuar në territorin Mazrekut të ish- komunës Shllak, pasi autori në orët e paradites është parë në këtë zonë.
Për shkak të motit të keq gjatë ditës së sotme nuk është përdorur helikopteri për të transportuar forcat e policisë, për pasojë forcat kanë operuar në terren të vështirë malor duke lëvizur me këmbë.
Gjatë ditës së sotme në këtë zonë me qëllim kapjen e autorit janë kryer 8 kontrolle banesash të braktisura dhe 5 kontrolle banesash të banuara.
Forcat e policisë janë porositur të bëjnë kujdes pasi autori mund të hapë zjarr mbi policinë.











