• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria bën bilancin, ja betejat e akuzës me krimin

admin by admin
4 January, 2016
in Kronika
0
Prokuroria bën bilancin, ja betejat e akuzës me krimin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një bilanc mbi aktivitetin e 6-mujorit të dytë të vitit 2015 në luftën kundër krimit financiar, të lidhur kryesisht me krimin e organizuar, por edhe me mashtrime e fallsifikime, nga e cila rezulton se janë përfunduar hetimet për disa skema mashtruese, me vlerë përfitimi të paligjshëm dhe dëm ndaj shtetit rreth 60 milionë euro, si edhe janë vendosur nën sekuestro pasuri të paluajtshme e të luajtshme që arrijnë në një vlerë të përafërt rreth 45 milionë euro.

1. Skemat mashtruese financiare

Gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2015, Prokuroria Shqiptare ka përfunduar hetimet dhe ka evidentuar personat përgjegjës në disa skema mashtruese financiare në tregun e karburanteve, farmaceutik, konçensione, ndërtim, etj.

– Në muajin Tetor 2015, Prokuroria e Tiranës zbulon një skemë mashtruese me rimbursimin e fondit të ilaçeve, në vlerë rreth 2 milionë euro. Në krye të kësaj skeme dyshohet se është drejtuesi i kompanisë farmaceutike “Omega Pharma”. Kjo skemë ishte në vijim të një hetimi të nisur më parë gjatë vitit 2015, gjatë të cilës është evidentuar edhe një rast tjetër skeme mashtruese, për të cilën tashmë janë dërguar për gjykim disa zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor dhe administratorë farmacish.

– Po në Tetor 2015, Prokuroria e Korçës zbuloi një skemë mashtruese financiare në vlerë rreth 1.5 milionë euro në tregun e materialeve inerte. Personat përgjegjës për këtë skemë u dërguan për gjykim në fund të muajit dhjetor 2015.

– Në muajin Nëntor 2015, Prokuroria e Tiranës zbuloi një skemë mashtruese financiare në tregun e shitjes së aksioneve të kompanisë së naftës “FULLPET”, në vlerë shmangie detyrimi ndaj shteti rreth 500 milionë lekë të reja.

– Në muajin Dhjetor 2015, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy skema shumë të mëdha financiare, të shtrira në disa vite. Fillimisht, është dërguar për gjykim skema “DIA-ADC”, dy kompani me administror Kastriot Ismailaj, me vlerë rreth 10 milionë euro. Në vijim, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për një tjetër skemë mashtruese, “KGE”, me vlerë rreth 40 milionë euro, për të cilën akuzohen shtetasit Francesko Beketi dhe disa bashkëpunëtorë të tij.

– Në muajin Dhjetor 2015, Prokuroria e Fierit zbulon një skemë mashtruese financiare në tregun e karburanteve, me vlerë shmangieje detyrimesh ndaj shtetit rreth 2.5 milionë euro. Për këtë skemë konsiderohet përgjegjës administratori i kompanisë “Tea Oil”, Adrian Xhillari. Për këtë skemë, aktualisht janë të arrestuar edhe disa ish-zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, përfshirë ish-zv.drejtoreshën e Përgjithshme, të dyshuar se me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë toleruar realizimin e kësaj skeme.

– Po në muajin Dhjetor 2015, Prokuroria e Tiranës zbulon një tjetër skemë financiare, kësaj radhë në tregun e lojëravë të fatit, me një dëm ndaj shtetit në vlerë mbi 1 milionë euro. Për këtë skemë, konsiderohen përgjegjës shtetasit Ndoj dhe Paulin Preçi, administratorë të kompanisë së lojërave të fatit “Saturn Games”.

2. Sekuestro dhe konfiskime

Gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2015, Prokuroria Shqiptare ka sekuestruar ose konfiskuar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në një total prej dhjetra miliona euro, kryesisht në zbatim të ligjit “Antimafia” ose për shkak të veprave penale të fallsifikimit të dokumentave dhe përfshirjes në skema mashtruese financiare. Në total, në 6-mujorin e dytë 2015 janë sekuestruar: Llogari bankare në vlerë totale 3.2 milionë euro; Rreth 570 mijë m2 sipërfaqe tokë bujqësore dhe truall, një hotel dhe dy godina 8+12 kate, në vlerë totale rreth 23.6 milionë euro; Aksione në 8 kompani private. Po ashtu, me një vlerë ende të papërcaktuar, por në një shumë të përafërt rreth 15 milionë euro, janë sekuestruar edhe 8 apartamente, 2 vila 3-katëshe, dy komplekse tregtare me sipërfaqe 11 mijë m2 dhe 10 mijë m2, një pikë karburanti, një ndërtesë 1700 m2, 2.1 milionë m2 tokë bujqësore dhe 700 m2 truall. Në mënyrë të detajuar, paraqiten si më poshtë:

– Në Qershor 2015, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e rreth 18.5 milionë lekë të reja, 940 mijë dollarë amerikanë të gjendura në llogari bankare dhe bono thesari, si edhe dy automjete, të regjistruara në emër të shtetasit Kastriot Ismailaj, administrator i shoqërisë “Adriatic Develoment Corporation LTD”. Këto pasuri ishin fillimisht nën sekuestro preventive, me një vendim të Gjykatës së Tiranës.

– Po në Qershor 2015, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, vendoset sekuestron preventive për disa kompani të administruara nga i pandehuri Francesko Beketi dhe bashkëpunëtorët e tij, në kuadër të hetimit për skemën mashtruese “KGE”.

– Në Korrik 2015, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon sekuestrimin e 6300 m2 tokë arë, me vlerë 11 milionë lekë të reja, në pronësi të Aleko Perlesi, në kuadër të ligjit “Antimafia. Në Dhjetor 2015, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të kësaj pasurie.

– Prokuroria e Durrësit, me leje të gjykatës, ka vendosur në Korrik 2015 sekuestro preventive për 8 apartamente, një vilë, një lokal dhe një pikë karburanti, në pronësi të familjes Tepshi, të akuzuar nga autoritetet italiane për “trafik lëndësh narkotike”. Vlera e kësaj pasurie ende nuk është përcaktuar plotësisht.

– Në fund të Korrikut 2015, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e llogarive bankare në shumën mbi 850 mijë euro, në emër të shtetasve Rovena Kalemi dhe Bledar Coraj, pasi nuk justifikonin burimin e tyre.

– Në Gusht 2015, Prokuroria për Krime të Rënda, pas lejes së marrë nga gjykata, ka vendosur sekuestron preventive për një hotel dhe dy godina banimi 8 +12 kate, me vlerë totale rreth 10 milionë euro, në pronësi të Astrit Limani, i dënuar në Itali për “trafik lëndësh narkotike”.

– Në Shtator 2015, Prokuroria për Krime të Rënda, në zbatim të ligjit “Antimafia”, ka vendosur sekuestro për mbi 11 mijë m2 truall dhe ndërtime, përfshirë biznese, si edhe për rreth 15.300 metra katrorë tokë bujqësore, të regjistruara në emër të shtetasit Dashamir Gjoka, i akuzuar nga autoritetet italiane për “trafik të lëndëve narkotike”. Vlera e këtyre pasurive është ende e papërcaktuar plotësisht.

– Po në Shtator 2015, Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar rreth 130 mijë m2 tokë pyjore në Palasë, me vlerë rreth 280 mijë euro, e përfituar me dokumenta të fallsifikuara, në emër të shtetasit Timolea Dhimoleo. Për këtë pasuri, në Dhjetor 2015 u vendos konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit.

– Në Tetor 2015, Prokuroria për Krime të Rënda sekuestron 2.1 milionë metra katrorë tokë pyll, tokë arë dhe tokë truall në zonën turistike në Fier, përfshirë edhe 1700 metra katrorë ndërtesë, si edhe për 3 shoqëri private, të gjitha në emër të shtetasit Fatmir Kajolli, i dënuar në Itali për “trafik lëndësh narkotike”.

– Po në Tetor, Prokuroria për Krime të Rënda, në kuadër të letër-porosisë së autoriteteve italiane, sekuestron kompleksin tregtar “Golden”, me sipërfaqe 10 mijë m2, si edhe disa pasuri të tjera të paluajtshme, me sipërfaqe totale rreth 500 m2, në emër të vëllezërve Altin dhe Emirjan Hajri, të akuzuar si drejtues të një rrjeti trafiku lëndësh narkotike.

– Prokuroria e Vlorës, në Tetor 2015, sekuestron rreth 44 hektarë tokë bregdetare, përfshirë edhe plazhin e Llamani, me vlerë mbi 9 milionë euro, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar në emër të shtetasit Jani Qirici.

– Në Nëntor 2015, Prokuroria për Krime të Rënda sekuestron llogarinë bankare 2 milionë euro të kompanisë “ALENFRA”, me administratore shtetasen italiane Simoneta Coniglio, e dyshuar për burim të paligjshëm krijimi.

– Në Dhjetor 2015, Prokuroria e Vlorës, në dy raste të ndryshme, ka vendosur sekuestro për një sipërfaqe toke prej 44 mijë m2, me vlerë 4.4 milionë euro, në zonën e plazhit të Jonufrës, e dyshuar si e përfituar me dokumenta të fallsifikuara nga pasardhësit e shtetasit Gjon Gjonboçari. Në rastin tjetër, janë sekuestruar 85 mijë m2 tokë në zonën e Palasës, me vlerë 200 mijë euro, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar nga disa shtetas.

Previous Post

3 shkeljet e rënda ligjore të Erjon Velisë më 30 dhjetor

Next Post

Vrasje në Kavajë, egzekutohet Ismet Xhani, policia arreston vrasësin

admin

admin

Next Post
Vrasje në Kavajë, egzekutohet Ismet Xhani, policia arreston vrasësin

Vrasje në Kavajë, egzekutohet Ismet Xhani, policia arreston vrasësin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.