Pas dy ditësh në arrati, është vetëdorëzuar autori i vrasjes së dy vëllezërve Shkambi në Drishtë të Shkodrës. Pas dy ditë operacioni masiv të Policisë së Shtetit, FNSH-së dhe RENEA-s, 30-vjeçari Aleksandër Dushaj është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës pas negociatave të zhvilluara me të.
Si kusht për vetëdorëzim, Dushaj ka kërkuar garanci për jetën e tij.











