Kjo është fotua e parë që vjen nga kopshti i cili para pak orësh u përfshi nga flakët. Në foto duket automati i rrjetit elektrik nga ku shpërtheu zjarri në kopshtin nr.45 në Tiranë. Zjarri u shuajt në kohë dhe asnjë fëmijë apo pjesëtarë të stafit nuk u dëmtua. Kopshti nr.45 ndodhet në Rrugën “Irfan Tomini”, në zonën e Selitës. Shkak i zjarrit është bërë ngarkesa në rrjetin elektrik të kopshtit, i cili është i amortizuar. Ngjarja shkaktoi panik tek prindërit, të cilët nxituan të merrnin fëmijët në shtëpi.












