“Me këtë qeveri s’ka asnjë shpresë se diçka do të ndryshojë dhe kjo u pa qartë dhe në këtë fillim viti, i cili nisi me propagandë dhe mashtrime. Asnjë investim i ri nuk ka nisur me këtë qeveri e projektet e nisura kanë ndalur së zbatuari”.
Deklarata e PD vjen pas shfaqjes së ministrit Edmond HAxhinasto dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, në një inspektim të punimeve të Unazës së Madhe.
“Për tu dukur sikur punojnë , Mondi dhe Eri, si Loli dh Coli u shfaqën mbi gërmadhat e një projekti i cili duhet të ishte drejt përfundimit. Por punët ecin me ritmin e breshkës sepse nuk ka lekë, sepse lekët që u mblidhen qytetarëve me taksat e rritura me çmimin e rritur të energjisë dhe të naftës, vidhen nga qeveritarët. 1.2 miliardë dollarë është shuma e parave të vjedhura në mbi një vit. 700 milionë dollarë më shumë borxh janë marrë nga kjo qeveri e sot nuk kanë një bilanc, asnjë rrugë të re, asnjë shkollë të re, asnjë spital të ri, 0 investime të reja”, shprehet më tej PD.












