Një vjedhje ka ndodhur në urbanin e “Unazës”, në Tiranë, ku viktima ishte një vajzë të cilës i vodhën portofolin.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, pranë shkollës “Harry Fultz”.
Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollin e të gjithë udhëtarëve.
Por fatkeqësisht nuk u gjet portofoli i humbur.
Mesa duket hajduti ka zbritur para se të pikasej humbja e portofolit.












