Një shkëndijë elektrike mori flakë sot në shkollën 9 vjeçare “Emin Duraku” afër stadiumit Selam Stermasi në Tiranë, duke bërë që mësimi për turnin e paradites të pezullohet.
Zjarri ka rënë në kabllot elektrikë brenda ambienteve të shkollës çka ka shkaktuar tym në brendësi të saj.
Forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë mbërritën në vendin e ngjarjes. Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka të lënduar. Zjarri është shuar. Pasdite mësimi pritet të zhvillohet normalisht.











