Edhe pse po kalon një javë nga fillimi i muajit tjetër punonjësit e administratës publike ende nuk kanë marrë rrogat.
Gjatë datave 5 dhe 6 janar, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Financiare në Ministrinë e Financave (që kryen pagesat e Thesarit) ka kryer 259 veprime, por asnjë transfertë për pagat e punonjësve.
Në faqen zyrtarë të Ministrisë së Financave, ku pasqyrohen veprimet e thesarit të shtetit rezultojnë se janë kryer gjatë ditëve të para të vitit vetëm disa transferta për shpërblimet e punonjësve të administratës për rezultate në punë, për pagesa paaftësie e ndihmë ekonomike, si dhe pagesa të tjera rutinë të buxhetit, shrkuan shqiptarja.com.











