Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në fshatin Murqin të Krujës, është gjetur në rrugë i lidhur këmbë e duar dhe i vrarë me armë zjarri një burrë rreth të dyzetave.
Viktima kishte të veshur një xhup të zi dhe pantallona xhinse.
Konfirmohet se viktima është Gaz Çollaku, personi i marrë peng nga 4 të maskuar si policë mbrëmbjen e djeshme në Durrës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.














