Për shkak të reshjeve të dendura të ditëve të fundit, një pjesë e banorëve në Shijak të cilat banojnë pranë lumit Erzen janë nën pushtetin e ujit.
Katet e para të disa shtëpive janë përmbytur plotësisht nga uji, ndërsa rrugët janë bërë të pakalueshme.
Por, një qytetar e ka gjetur zgjidhjen. Ai ka përdorur një motor uji për të dalë nga shtëpia bashkë me gruan.











