• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria largon nga ish-mësuesen e Gregut që i shkroi Ramës

admin by admin
9 January, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Qeveria largon nga ish-mësuesen e Gregut që i shkroi Ramës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka larguar nga puna Entela Kasin, ish-mesuesja e djalit të Kryeministrit, Gregut pasi kjo e fundit i nisi një letër Ramës ku kritikonte reformat në arsim.

Sot ajo ka publikuar në Facebook letrën e shkakrimit e cila i ka ardhur si pako para vitit të Ri, më 23 dhjetor, fiks një muaj pas letrës publike.

Në status ajo shkruan se do të qëndrojë diku lar larg…”Atje në shtëpinë e prindërve të mi në fshat, në kodrën që të drejton kah mali i Moravës, gjendet një tunel, një tip vendstrehimi për kohë lufte, i ndërtuar në kohën kur Shqipëria e izoluar dhe e rrethuar me vetveten sfidonte rrezikun e madh botëror. Sot, janë ende në modë bunkerët dhe kërpudhat. Them të kultivoj ca kërpudha aty brenda, pasi trustin e lulelakrës e ka përkufizuar qartë Brehti, tek Arturo Ui….

Sigurisht që nuk do të mungojë ajri i pastër i Moravës, ku herë pas here do të ngjitem për të lexuar Njeriun e natyrës së Rusoit, për të kuptuar qytetarin shqiptar të shekullit të XXI….Nuk besoj që ky status të lexohet si ‘ arrati, agjitacion dhe propagandë apo sabotim”, shkruan Kasi.

entela kasi vendimi

Ne po ribotojmë edhe një herë letrën që Entela Kasi i nisi kryeministrit Rama dy muaj më parë:

25 Nentor 2015

Sot është një nga ato ditët e trishta, ku pesha që mbartet prej parimesh morale dhe rëndesa e saj më shtyjnë që të zgjedh komunikimin publik me ju, për aq sa zanafilla dhe fundi i çështjes nuk është gjasë personale, por një shqetësim publik në këtë Shqipërinë tonë së cilës përveç të varfërve po i ikin njëri pas tjetrit të gjithë , dhe jo vetëm, por edhe shkrimtarët.

Nesër psh, ju do të keni një vend pune të lirë dhe një të punësuar më tepër në sistemin e edukimit, e me këtë rast kjo ikje do ju ketë ndihmuar në realizimin e synimit tuaj për punësimin e qindra mijëra mësueseve që presin të ushqehen me bukën e përditshme, të cilën nuk ia lusin më Zotit por një partie politike në pushtet!

Kjo, sepse Shqipëria e tillë është edhe pas 25 viteve tranzicioni të dhimbshëm, në mjerimin që ka ravijëzuar plagën e institucioneve të kapura nga prapësia e politikanëve që kurrë nuk vepruan si burra shtetesh, por si projektues të greminës ku tashmë liritë dhe të drejtat bazë të njeriut janë peng-marrë nga dhuna e instaluar në sistemin i cili është krejtësisht unik në llojin e vet! Kjo, krahasuar me vendet e bllokut lindor, të cilat e kanë lënë pas Ballkanin perëndimor ku jemi edhe ne shqiptarët e Shqipërisë së bashku me ju, kryetarin e qeverisë që synonte rilindjen e shpresës së vrarë të një kombi e populli të shumë vuajtur në diktaturë e tranzicion të dhimbshëm.

E keq-ardhur në atë çka duket në mes të ditës ende edhe sot, por edhe e zhgënjyer prej besimit se ky vend mund të bëhej i sigurt dhe demokratik, jo vetëm për gjeneratën e prindërve tanë, e gjeneratën tonë, por edhe për fëmijët tanë dhe nipat e mbesat, ndjej sot detyrimin moral t’u sjell në vëmendje se Shqipëria e shekullit të XXI, e vitit 2015 është një atdhe i rënë në greminën, buzë së cilës u la prej atyre që ky popull i ndëshkoi me votë, duke ju besuar ju se do ta ngrinit prej zgripit drejt normalitetit.

Por çfarë bëtë ju si i kreu i qeverisë?

Fusha ime është arsimi dhe kultura. Si shkrimtare, dhe si Presidente e PEN qendrës së Shqipërisë nuk marr mundimin t’ju drejtohem për aq sa kreu i kulturës si në asnjë vend të botës së lirë ka një padurim të çuditshëm ndaj PEN. Nuk e shoh të arsyeshme t’ju sqaroj se çfarë është PEN International në botë, pasi nuk ia lejoj vetes të fyej inteligjencën dhe dijen tuaj, për aq sa ju jeni piktor e si njeri i artit së fundmi keni pasur ekspozitat tuaja përtej Shqipërisë, dhe më gjerë deri në OKB.

Por si njeri i edukimit, ku kam investuar me përkushtim vetveten, duke i besuar parimit anglosakson se ne nuk edukojmë vetëm lëndën në aspektin shkencor por mendjen e shoqërisë të së ardhmes e shoh të arsyeshme t’ju drejtohem.

I nderuar kryeministër i vendit! Kur vendosa të dal për herë të parë përballë nxënësve të mi në gjimnazin e një qyteti periferik të vendlindjes sime, në vitin 98, Shqipëria ishte e tronditur prej ngjarjesh politike që ju mbase i përcillnit prej së largu! Dhe, si pasardhësja e një familje të persekutuar nga regjimi diktatorial, vetëm për shkak të origjinës më larguan me dhunë prej detyrës së cilën sapo kisha filluar ta ushtroja.

Tirana i ka pritur të gjithë të zhvendosurit nga të gjitha anët e Shqipërisë, dhe në një prej gjimnazeve më prestigjioze të Tiranës, ndodhi të isha edhe mësuesja e Gregut, i cili në atë periudhë duhej të përballej me injorancën e drejtuesve për shkak të funksioneve tuaja politike. Pas ikjes së Gregut, sigurisht që më larguan edhe mua. Por kjo nuk ka aspak rëndësi, pasi në kujtesën e kohës së brezave Gjimnazi PNL drejtohej nga një titullare me pushtet politik me lidhje të dyshimta.

Shqipëria është një vend kaq i vogël i paradokseve të mëdha. Pas transferimit të padëshirueshëm tek Gjimnazi i parë i Tiranës, Gjimnazi ‘Qemal Stafa’, jo rrallë herë mu desh të përballem me sulmet dhe intrigat e mediokërve të katapultuar në pozicione drejtuese, dhe shpesh kam menduar të jap dorëheqjen nga arsimi për aq sa lufta me mullinjtë e erës është akt donkishotesk.

Shqipëria u ndryshua në 2013, dhe besoj jo vetëm unë por një milion njerëz duhet ti kenë besuar ndryshimit. Por jo! Shqipëria e pas 2013 nga buza e greminës lënë prej paraardhësve të klasës politike u gremis në thellësi të tilla prej së cilës vështirë të shpëtohet. Dikur, kur lexoja At Zef Pëllumbin në bibliotekën e Gjimnazit ‘Qemal Stafa’, i kam kërkuar partive politike, por edhe ju si lider i opozitës të mos përdornit stafet e arsimit dhe gjimnazistët në aktivitete politike! Madje, ju kam sugjeruar të krijonit politika pasi edukimi është shtylla e shoqërisë të së ardhmes për vendin tonë, ku unë dua të jetoj dhe të plakem qetësisht e sigurt, pasi pas nesh sigurisht e ardhmja do na shërbehet në varësi të asaj çka ne të gjithë gatuam.

Koha kaloi shpejt, dhe çuditërisht ndodhi e pabesueshmja, katapultime amorale figurash të dyshimta u kryen politikisht në institucionet e arsimit, dhe më e keqja, persona të inkriminuar me të kaluar të errët në kohën e diktaturës, bashkëpunëtorë të sigurimit famëkeq të shtetit, u emëruan në stafin drejtues të një prej gjimnazeve më të rëndësishme të Tiranës.

Personalisht pata fatin ti kem përballë, dhe vazhdimisht pas meje me një bllok shënimesh ku hynë dhjetëra herë në orët e mia mësimore, sigurisht për të më përndjekur. Kjo përndjekje është dhunë verbale e qëllimshme.

Këta njerëz bërtasin, ulërijnë, shkelin të gjitha kodet e etikës dhe kodet e punës duke dhunuar njerëz në krye të detyrës dhe duke shkelur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, duke lënë jashtë dyerve të shkollës dhjetëra nxënës, e duke ua përplasur derën në fytyrë komunitetit të cilit duhet ti shërbehen.

Sot, e shoh të pamundur të ushtroj detyrën time si mësuese në një mjedis të dhunshëm ku janë përmbysur të gjitha vlerat dhe mbi të gjitha ku triumfon dhuna. Sot unë nuk mundem të jem përballë drejtuesish të tillë e garantuar dhe e sigurt në ushtrimin e profesionit tim. Sot unë e shoh të pamundur që të ushtroj detyrën time duke edukuar të kundërtën e dhunës, vlerat universale të lirisë tek nxënësit e mi të cilët unë mësuesja e tyre nuk kam fuqi ti mbështes apo mbroj nga e keqja me të cilën përballen në çdo minutë të kohës së tyre në shkollë. Sot unë nuk e shoh të moralshme të ndaj kohën time të punës në një institucion që drejtohet nga të emëruar politikë, për të cilët do i drejtohem arkivave për hapjen e dosjeve të tyre për shërbimet që kanë kryer në diktaturë ku janë kryer krime kundër njerëzimit……

E keq-ardhur, por e bindur në parimet të cilat besoj, po ju them publikisht se unë nuk i kthehem ushtrimit të detyrës sime si mësuese e Gjimnazit ’ Qemal Stafa’, deri ditën kur prej atij institucioni të jenë larguar mercenarë të terrorit politik, paradoksale kjo në kohën të cilën ju e quani koha e rilindjes, ndërsa unë e shoh si çastin më të errët të një Shqipërie e cila është tepër larg shtetit të së drejtës për të gjithë qytetarët e saj.

Kjo nuk është dorëheqje publike nga detyra, pavarësisht se dikush tjetër do të ketë vendin tim, e ju do të keni një të punësuar më tepër në statistikat tuaja të punësimit. Ky është një akt moral, prej së cilit Institucionet e Arsimit Publik dhe Qeveria juaj duhet të kuptoni se Shqipëria nuk është oborri i ofiqarëve e mercenarëve të pushteteve politike të një klase që në 25 vite ka marrë peng demokracinë dhe e kriminalizoi vendin në çdo aspekt.

Sot. unë e gjej veten në të njëjtin fat me brezin e mësuesve si Arshi Pipa e Lasgush Poradeci, të cilët diktatura i dënoi me arrati drejt lirisë apo izolim total. Të jem mes tyre do të thotë të mbart peshën e vetëdijes historike të vendit, origjinës dhe atdheut të cilit i përkas, tashmë si shkrimtare…….

( ndjesë që ju kujtoj për mirë Gregun, ashtu si mund të ma kujtonin mua Jurgerin djalin tim të vetëm ata njerëz që kanë kontribuar në rritjen dhe edukimin e tij, e që u jam mirënjohëse për tërë jetën)

Previous Post

FOTO/ Deputetja Majlinda Bregu shfaq nostalgji për gazetarinë

Next Post

Reagime te ashpra ndaj ironise se Andi Bushatit: Unë kam pasë valixhe druri

admin

admin

Next Post
Reagime te ashpra ndaj ironise se Andi Bushatit: Unë kam pasë valixhe druri

Reagime te ashpra ndaj ironise se Andi Bushatit: Unë kam pasë valixhe druri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.