• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FIKS FARE/Ja se si shqiptari qëlloi veten live gjatë bisedës me gazetarin

admin by admin
6 April, 2017
in Kronika
0
FIKS FARE/Ja se si shqiptari qëlloi veten live gjatë bisedës me gazetarin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një emigrant shqiptar i dëshpëruar për shkak të heqjes së leje-qëndrimit në Belgjikë dhe i indinjuar se nuk ka gjetur mbështetje nga ambasada shqiptare për shqetësimin e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, por fatmirësisht plumbi nuk i ka prekur organe jetësore. Historia e pazakontë ndodhi dje në Antëerpen të Belgjikës dhe u soll nga Fiks Fare me zë e figurë, ky qytetari Petrit Ndoci ishte drejtuar me një telefonatë vetëm dy ditë më parë.

Në telefonatën e tij, emigranti tregonte se kishte 25 vite në emigracion dhe kishte një problem për të cilin kishte kërkuar ndihmën e emisionit investigativ në Top Channel. Menjëherë pas telefonatës, qytetari u kontaktua nga gazetari i Fiks Fare dhe rrëfeu historinë e tij. Sipas tij, në vitin 2011 ishte arrestuar nga policia pasi akuzohej për përdhunim dhe në vitin 2012 ishte dënuar me 16 muaj burg.

Por, ai pretendon se në atë kohë ishte i pafajshëm dhe iu ngrit kurth nga një person për shkak të një çështjeje për 10 mijë euro. Gjithsesi, ai thotë se edhe për këtë çështje bëri 16 muaj burg dhe më pas rifilloi jetën e tij pa pasur asnjë shqetësim deri më 8 mars të këtij viti. Në fillim të muajit mars, ai është shtruar në spital, pasi vuante nga pankresasi. Kur ka dalë nga spitali, ai ka marrë kartelën mjekësore dhe është paraqitur pranë sigurimeve shoqërore, ku ka paraqitur lejen e qëndrimit me të dhënat e tij. Por, punonjësja i ka thënë se ai nuk është i regjistruar.

Në këto kushte, ai ka shkuar në polici dhe ka kërkuar të verifikohen të dhënat e tij. Edhe punonjësja e policisë i ka thënë se nuk ka të dhëna në sistem dhe për këtë arsye duhej të paraqitej në komunë.

Të nesërmen, pasi ai ka diskutuar dhe me të shoqen është paraqitur në komunë, ku është vënë në dijeni se ai ishte çregjistruar që në muajin nëntor të vitit 2016. Punonjësja e komunës e kishte vënë në dijeni se ai është hequr nga regjistrat, pasi cilësohej person me rrezikshmëri të lartë.

Ai ka mbetur i shtangur dhe në këto kushte ka kërkuar ndihmën e avokatit, por siç tregon çështja e tij zgjat deri në dy vjet dhe ai nuk lejohet të marrë pjesë në gjyq.

Për këtë arsye, ai tregon se ka kërkuar ndihmën e ambasadës shqiptare në Belgjikë, ku ka kontaktuar në telefon me një punonjëse të ambasadës. Pasi ai i ka shtruar shqetësimin që kishte, punonjësja nuk i ka dhënë ndonjë zgjidhje. Petrit Ndoci tregon se ai priste që ambasada ta mbështeste, madje të ofronte ndihmën, pasi ai është qytetar shqiptar, por është zhgënjyer shumë.

Në një situatë të tillë, ai ka marrë vendimin që t;i japë fund jetës. “Nuk e di ç’do të bëj, nuk dua të marr jetë njerëzish se janë të pafajshëm, por dua që mos të nëpërkëmbet dinjiteti im.

Nuk i dua letrat belge, por të më cilësojnë person të rrezikshëm pas kaq shumë vitesh që punoj, është shumë e rëndë. Më vjen keq për vajzën time belge, por nuk e kuptoj si mund të më ndodhë kjo”, tregoi ai në telefonatën që pati me gazetarët e Fiks Fare, duke paralajmëruar se dita e enjte do të ishte dita e fundit për të dhe që do të kontaktonte sërish me emisionin tonë.

Sot (të enjten) në mëngjes, ai telefonoi sërish dhe paralajmëroi se kishte vendosur që të kryente një akt të rëndë (vetëflijimi). Fiksi i kërkoi që ai të mos ndërmerrte hapa të tillë dhe të na jepte kohë, duke i ofruar ndihmën që të kontaktojë me ambasadën shqiptare në Belgjikë dhe të ndjekë çështjen e tij në gjykatë, por qytetari dukej i vendosur. Ai tha se keni vetëm një orë kohë.

Pas telefonatave, ai pranoi të identitetin e tij të plotë dhe u arrit të komunikohej me video. Gjatë komunikimit me video, ai tregon një pistoletë dhe thotë fillimisht se kishte vendosur të kryente një akt të rëndë, por nuk do merrte jetë njerëzish, megjithëse do i jepte fund jetës. Për këtë, ai thotë se do të komunikonte me policinë dhe se brenda 20 minutash do të kryente aktin.

Në komunikimin tjetër me video, ai shpjegon se sapo ka telefonuar policinë dhe u kishte thënë se ishte person i rrezikshëm dhe i armatosur prandaj kërkonte praninë e tyre që të largonin njerëzit, pasi aktin kishte zgjedhur ta kryente në një park pranë rajonit të policisë. Fillimisht, ai thotë se erdhi një furgon policie dhe u kërkoi të merrnin masa, por ata ishin larguar. Ndërkaq, ai vijon komunikimin me ne, por nuk pranon të tërhiqet nga vendimi i tij, duke u shprehur se kishte “kohë sa të pinte një cigare”.

Në ato momente, ai thotë se ka mbërritur një makinë civile, por që ka punonjës policie brenda. Rreth orës 12:42 minuta, duke komunikuar me policët në gjuhën vendase, ai i drejton pistoletën vetes dhe debatojnë mes tyre. Në ato momente, ai hedh telefonin në tokë dhe dëgjohen vetëm të bërtitura… Më pas dëgjohet një krismë dhe duken disa punonjës policie që afrohen te trupi i shtrirë i qytetarit dhe i japin ndihmën e parë. Aty telefoni fiket.

Fiks Fare tentoi të marrë informacion për gjendjen e qytetarit shqiptar, i cili kreu këtë akt në formë proteste ndaj ambasadës shqiptare, por ishte shumë e vështirë për një informacion të saktë. Ne telefonuam disa herë edhe në numrin që ai na kishte kontaktuar, por askush nuk përgjigjej.

Rreth dy orë më vonë, pikërisht në 14:37 minuta, i njëjti numër na kthen telefonatën dhe nga ana tjetër shfaqet Petrit Ndoci, i cili tregon se ishte plagosur dhe do hynte në sallën e operacionit. Ai tregon plagën që fatmirësisht nuk i kishte prekur zemrën dhe që kishte mbetur në trup. Madje, ai tregon se ruhej me punonjës policie në dhomën e spitalit, ku së shpejti do t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale. Fiks Fare do të ndjekë edhe sot rastin e emigrantit në Belgjikë, i cili denoncoi pranë nesh këtë ngjarje të pazakontë për gazetarinë shqiptare.

Previous Post

Media e Vjenës: Droga, enigmë pse ndryshoi qëndrim ambasadori i OSBE në Tiranë

Next Post

Basha: Rama refuzon negociatat për takim por vetëm dy rrugë ka

admin

admin

Next Post
Basha: Rama refuzon negociatat për takim por vetëm dy rrugë ka

Basha: Rama refuzon negociatat për takim por vetëm dy rrugë ka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.