Policia e Tiranës ka dhënë disa hollësi mbi të shtënat me armë zjarri te ish-Parku i Autobusëve.
Sipas policisë ka qenë një atentat i dyshuar ndaj një personi, ndërsa saktëson se personi që ka qëlluar ka qenë i vetëm.
Të njëjta burime të policisë bëjnë të ditur se peroni ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali, në qendrën tregtare aty pranë, ku edhe qëndronte personi, objekt i këtij atentati të mundshëm. Nga këto të shtëna mësohet se 3 kanë qenë në drejtim të lokalit dhe 1 në ajër, ka pasur thyerje xhamash, ndërsa është lënduar lehtë një person nga copat e xhamave të thyer.











