Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sot në pretencën për pilotin italian Giorgio Riformato, dënimin e tij me 15 vite burg.
Ai akuzohet për trafik droge të mbetur në tentativë.
Në 21 Janar është paracaktuar edhe seanca e radhës ku mund te jepet vendimi për pilotin italian që u gjet me drogë në avionin e rrëzuar në plazhin e Divjakës.












