Një minator 34 vjecar i dha fund jetës së tij sot duke u varur në litar. Ngjarja e rëndë ndodhi në Maqellarë të Bashkisë së Dibrës.
Leonard Shehu, babai i dy fëmijëve vrau veten nga dëshpërimi për shkak se ishte larguar nga puna.
Shehu punonte si minator në një nga minierat e Bulqizës por ishte pushuar para pak ditësh.
Varfëria dhe mungesa e përspektivës kanë cuar në vetvrasjen e të riut duke lënë jetim edhe dy fëmijë të mitur.












