Kryeministri Rama ka pritur mbi 40 minuta në paradhomën e zyrës së Ilir Metës sot. Kryetari i parlamentit e ka lënë kryeministrin e vendit të presë para zyrës së tij ndërkohë që vet ka ardhur të paktën 40 minuta pas orës së fiksuar për takim.
Pritja e gjatë e kryeministrit ka habitur edhe zyrtarët e Kuvendit të cilët ndjeheshin keq kur shikonin shefin e qeverisë në paradhomë.
Megjithatë gjatë kësaj kohe nuk u ka munguar kujdesi i punonjësve të kabinetit të Metës.
Kryetari i Kuvendit banon vetem 200 metra larg zyres.











