Studentja 21-vjeçare e Fakultetit Ekonomik, Desilvja Menaj, do të lërë burgun sapo amnistia të shënojë 15 ditë nga publikimi në fletoren zyrtare
Menaj u prangos një ditë më parë pasi i vetdorëzua në një nga komisariatet e Tiranës.
Studentja ishte dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda për gjobëvënie ndaj ish-të dashurit të saj biznesmen me 1 vit e 4 muaj.
Desilvja përfiton nga neni 4 i amnistisë, i cili përcakton se çdo e dënuar femër i amnistohet 1 vit e 6 muaj nga dënimi që ka për të kryer.












