Zbulohen qindra mesazhe mes lordit të famshëm të drogës El Chapo dhe aktores Kate del Castillo, e famshme për një rol si bose e drogës në një serial televiziv.
Aktorja dhe bosi i drogës janë takuar në tetor të vitit të kaluar, bashkë edhe me aktorin Sean Peen, të cilin Guzman nuk e njihte fare. Në mesazhet e nxjerra së fundmi, dallohet qartë se Guzman po flirtonte.
“Nuk kam fjetur shumë që kur të pash ty. Jam shumë e entuziazmuar për projektin… e vetmja gjë për të cilën po mendoj”, i shkruan aktorja Guzman, ndërsa ky i fundit ia kthen: “Jam më shumë i entuziazmuar për ty se për projektin”.
“Do të kujdesem për ty. Do ta shohësh kur të vish”, ishte një tjetër mesazh i Guzman drejtuar aktores.
“Je shumë e bukur, në çdo aspekt”, shkruhej në një tjetër mesazh.
Autoritetet meksikane kanë thënë se pas takimit të parë është zhvilluar një operacion për kapjen e “El Chapos”, por ai rrëmbeu vajzën e kuzhinierit të tij dhe e shfrytëzoi si mburojë njerëzore çka detyroi ushtarët të mos hapin zjarr.
Ajo dje ka shkruar në rrjetet sociale dhe ka falenderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë ditët e fundit, pas publiikimit të këtyre mesazheve me bosin meksikan të drogës.











