Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka nisur një takim me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta. Fokusi i takimit, mësohet se është në kuadër të përpjekjeve të fundit, edhe të ndërkombëtarëve për urgjencën e kryerjes së reformës në drejtësi,
Vlahutin është parë të futet në Kryesinë e Kuvendit, pak pasi prej andej, nga zyra e Metës, kishte dalë kryeministri Rama, i cili zhvilloi takim me Metën.
Një ditë më parë ambasadorja e Bashkimit Europian së bashku me ambasadorin e SHBA-së Donald Lu zhvilluan një takim me kryeministrin Edi Rama.











