Alan Rickman, një nga aktorët më të dashur dhe më të admiruar të kinemasë britanike dhe jo vetëm u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare në Londër.
Vdekja e tij u konfirmua ditën e sotme (14 nëntor) rreth orës 13:50 nga familjarët e tij.
Rickman vuante nga kanceri. Një aktor i njohur nga gjenerata të tëra, sidomos me rolin e Profesor Snape në sagën e “Harry Potter”.
Aktori ka qenë i pranishëm në ekran që nga viti 1988. Roli i tij i parë ishte Hans Gruber në filmin Die Hard të Bruce Willis.
Gjithashtu ka fituar një çmim “Bafta” me rolin e antagonistit, Sherifit të Nottingam-it, në filmin e “Robin Hood”.











