Një 62-vjeçar nga Tepelena, punonjës i OSHEE-së ka vdekur në krye të detyrës. Punonjësi ishte duke shtrirë linjën e re të rrjetit elektrik në Gjirokastër, në lagjen Cfakë.
Identiteti i të moshuarit nuk bëhet i ditur, ndërkohë pritet që policia të hetojë për rrethanat e kësaj ngjarjeje.












