Deputeti i LSI-së Spartak Braho ka vlerësuar dhe përshëndes punën e ekspertëve dhe draftin e paraqitur.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Posaçëm të Drejtësisë, Braho ka apeluar për dialog dhe transparencë, duke vënë theksin te konsensusi.
“Duhet të jem në proces dialogu. Konsensusi është rruga e vetme, konsensusi profesional dhe jo i allishverisheve. Duhet të vazhdojmë dialogun. Dialogu bëhet këtu në tavolinë, jo duke ikur prej saj.
Paragjykimi reciprok i palëve është kthyer në paranojë”, u shpreh Braho.
Më tej ai renditi rezervat dhe pikat ndarëse me draftin e ekspertëve, si edhe disa vërejtje.
Ja ku LSI ndahet me draftin e Ekspertëve të Lartë
Sistemi karrierës duhet të jetë thelbi i reformës në drejtësi.
Duhet riparo mandati i institucioneve.
Duhet një riformulim tjetër për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Duhet riformuluar parashikimi për riorganizimin e Gjykatës së Lartë.
Riformulim për organizimin e Prokurorisë, duke e parë si një organ i unifikuar.
Riformulim për rritjen e rolit të ministrit të Drejtësisë.
Vërejtjet e LSI-së
Procesi të jetë konsensual.
Ndryshimet në kushtetutë të jenë minimale.
Reduktimi i institucioneve.











