Gazetari i njohur Agron Bala humbi jetën sot pas një sëmundje të rëndë duke lënë në hidhërim familjen, miqtë dhe kolegtë e shumtë.
Agron Bala punoi si gazetar për rreth 30 vite, fillimisht si drejtues i edicionit të lajmeve në TVSH dhe më pas si gazetar, themelues e drejtues në media të tjera të pavarura në Tiranë. Po ashtu ai ka punuar edhe në institucione të ndryshme duke drejtuar komunikimin dhe marrëdhëniet me mediat.
Bala vecohej për integritetin e tij dhe gazetarinë fshikulluese. Për të gjitha këto vite që kontribuoi në gazetari ai ia doli të linte një emër dhe shumë ide.
Talentin e tij e shpërndau përmes punës së tij si pedagog edhe tek grupe të tjera gazetarësh për shumë vite.
Humbja e tij e parakohshme është ndër kohë jo vetëm një dhimbje për familjen por një humbje edhe për gazetarinë shqiptare.

Mesazhi i fundit i Agronit ne rrjetet sociale












