Një grabitje me armë ka ndodhur edhe në Tiranë sonte. Dy persona sulmuan një kazino në afërsi të lulishtes 1 Maji duke vjedhur një sasi të konsiderueshme parash.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 15.01.2016, në rrugën ” Medar Shtylla” në afërsi të lulishtes “1 Maji” në një kazino, dy shtetas të maskuar kanë vjedhur një sasi lekës (xhiron ditore) nën kërcënimin e armës së zjarrit.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e personave.
Në disa kryqëzime janë ngritur pika kontrolli policor si dhe po behet kqyrja e kamerave per identifikimin dhe kapjen e autorëve.”












