Ilir Seci ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm të postojë në rrjetet sociale një foto të “shkrepur” herët në mëngjes.
Shpjegimin për “përmbajtjen” e kësaj foto, e jep vetë autori i saj…
“…Fotografue herët në agim bash në të lemë të Diellit mbi Bjeshkët e Nemuna… Asht fotografue krejt rrjedha e lumit Valbonë…
Në këtë foto janë përfshi bjeshkët e mia, krej majat e maleve mbi Krasniqe…
… Maja e Hekurave mbi bjeshkën temë në Lug të Thive, Zhaborrja e Krasniqes mbi Valbonë, Maja e Jezercës ma e nalta në Dinaride…
Kjo pamje për mue përmbledh kuptimin e vargjeve të kangës së famshme të Pagarushës :
‘Hej kam rritë shtatin
Ndër kto Male…’”, shkruan Ilir Seci.











