Konfliktohen disa shtetas dhe më pas nxjerrin armët dhe i zbrazin në ajër.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme te “Bardhyl” në afërsi të karburant “Feriti”. Kanë qenë disa persona që janë konfliktuar me njeri-tjetrin e në konflikt e sipër dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në ajër.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si edhe identifikim dhe kapjen e autorëve.
Gjithashtu nga ana e Policisë janë ngritur pika të shumta kontrolli.











