Përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve në kryesinë e Kuvendit.
Konferenca e Kryetarëve rrëzoi përfshirjen e rezolutës së PD. Rezoluta e PD ishte për heqjen e dekoratave të persekutorëve të komunizmit. Mësohet se PD do të depozitojë edhe një herë kërkesën për rezolutë.
Konferenca e kryetarëve, miratoi kalendarin dhe programin e punës.
Në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Edi Ploka, me cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, konfirmoi rrëzimin e kërkesës së PD-së për rezolutën.
“U shqyrtuan projekt-programi dhe projekt-kalendari. Kërkesa jonë ishte futja e rezolutës për heqjen e dekoratave ish-kriminelëve të nomenklaturës komuniste. Shumica nuk pranoi dhe u justifikua me projektligjin e paraqitur nga PS. Shkak u nxor që nuk është paraqitur zyrtarisht. Sot do e paraqesim në administratën e Kuvendit, megjithëse e kemi paraqitur zyrtarisht dy seanca plenare më parë”, sqaroi Paloka.











