Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e kësaj të hëne në një banesë në Peqin, duke lënë të plagosur 3 anëtarë të një familjeje.
Lajmin e bëhet i ditur nga policia, sipas të cilëve 3 të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e Elbasanit. Nga të dhënat e fundit mësohet se personat në fjalë nuk ndodhen në rrezik për jetën.












