Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të kokainës dhe të heroinës, e cila futej në Itali nga Shqipëria dhe Maroku.
Hetimet për këtë rast kanë filluar që nga viti 2013.
“Hetimet ndaj bandës së drogës, ku janë të përfshirë shqiptarë e marokenë, kanë nisur që në vitin 2013”, shkruan “Roma Daily News”.
Mediat italiane ende nuk kanë bërë publike emra të cilët janë pjesë e bandës, por policia është duke kryer arrestime në qytetet e Venecias, Bolonjës dhe Rovigo. Policia ka deklaruar se po heton lidhur me rrjetin e trafikut edhe në zona të tjera të Italisë.
Operacioni kundër trafikut të drogës në Itali është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së martës nga policia e shtetit Italian. Heroina sipas hetimeve u zbulua se trafikohej e fshehur nëpër pilula.

Foto Ilustruese











