Një automjet me targa të Shqipërisë është përfshirë në një aksident të rëndë sonte në Ferizaj, Kosovë.
Dy automjete, njëra prej tyre me targa shqiptare janë përplasur mes tyre.
Mediat kosovare raportojne për dy persona të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur.
Mësohet se viktimat dhe të plagosurit ishin në makinën me targa shqiptare.
Ende nuk ka të dhëna rreth identitetit të tyre.












