Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Nikël të Krujës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (19 janar) rreth orës 21.00 dhe viktima dyshohet se është 38-vjeçari Fatmir Pula.
Atentati ka ndodhur ndërsa viktima ishte duke u kthyer në banesën e tij.
Ende nuk dihen motivet e vrasjes dhe autori, ndërsa mësohet se 38-vjeçari kishte një vëlla polic në komisariatin e Krujës . Kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes .











