Kryeministri, Edi Rama ka emëruar Gëzim Musabellin si zv.ministër i ri i Energjisë dhe Industrisë.
Emërimi tij ka habitur për shkak se pak muaj më parë është larguar nga puna e tij si drejtor në Ministrinë e Mjedisit.
Më parë ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Politikave dhe Burimeve Ujore në Ministrinë e Mjedisit dhe është shkarkuar nga kjo detyrë prej ministrit Lefter Koka.
Musabelli është në proces gjyqësor me ministrinë e Mjedisit.












