Efektivat e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Kamëz dhe Krujë, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vrasjes së Fatmir Pula, 45 vjeç, këtë të martë.
Si rezultat, janë arrestuar 5 autorët e krimit dhe është bërë shpallja në kërkim e autorit tjetër, konkretisht:
•Admir Haka 32 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë për armëbajtje pa leje;
• Herton Haka 18 vjeç, lindur në Zezë, Krujë;
• Aleksander Haka 28 vjeç, banues në në fshatin Zezë, Krujë;
• Hekuran Boci 23 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë;
• Olti Metuku (Agron), banues në Kamëz, Tiranë.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
• Elton Ceka vjeç, banues në Tiranë.












