Foto Ilustruese
Zyra e degës së Partisë Demokratike pranë Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë është grabitur mbrëmjen e sotme. Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e zyrës, dhe kanë marrë dy kompjutera që ndodheshin aty.
Nga Partia Demokratike dënojnë këtë akt, duke u shprehur se ky është një rast i përsëritur në 2 vitet e fundit.
Sipas PD, “ky është rasti i 6-ë i grabitjes së zyrave të kësaj force politike në Tiranë dhe rrethe”.











