Automjeti i djegur “Range Rover
” i Ardian Çelës
Një zjarr i rënë natën midis të enjtes e të premtes në dy katet e një parkingu në Durrës, ka djegur automjetin e kreut të OSHEE-së, Ardian Çela.
Nga burimet e policisë lokale mësohet se zjarri ka rënë në parkingun e pallatit, ku banon edhe kreu i OSHEE-së në lagjen Nr. 1, ndërsa rrezikoi të djegë shumë makina të tjera të parkuara.
Burime nga vendngjarja bënë me dije se fillimisht nga zjarri është përfshirë një mjet i parkuar tip “Range Rover” me targa AA 164 AX që i përket zyrtarit të Lartë të OSHEE-së
Nuk dihet ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Forca zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje dhe neutralizuan flakët e zjarrit.











