Në protestën e sotme kundër parkingut ka marrë pjesë edhe analisti Fatos Lubonja.
Për mediat ai u shpreh se injoranca, arroganca dhe korrupsioni po mundësojnë parkingun nëntokësor te Parku Rinia.
Duke i kujtuar kryebashkiakut Erion Veliaj, se nga në anë pretendon të nxjerrë autobusët në periferi dhe nga ana tjetër me këtë parking po i sjell të gjitha automjetet në qendër të Tiranës, Lubonja akuzon se ky parking është “për beson e ‘Taiwani’-t dhe shokëve të tij”.











