Image GalleryDelegacioni i ekspertëve të Venecias janë larguar nga Shqipëria me disa dhurata të konsiderueshme, të porositura në një argjendari të rëndësishme në Tiranë.
Këto foto, që duket se komprometojnë se dhuratat e marra prej tyre janë më të shtrenjta se këshillat që sollën për reformën në drejtësi, nuk kanë kaluar pa komente në rrjetet sociale.
Më i ashpër, në komentet e tij, është treguar gazetari Arsen Rusta, i cili gjendet në dilemë, për atë se, “Sistemi korrupton njerëzit apo njerëzit krijojnë sistem të korruptuar?!”, ndërsa ironizon më tej duke komentuar … “Ishalla i deklarojnë këto dhuratat në vendin e tyre se ILDKP s’ka ç’ti bëj”.












