Këshilltari i Ilir Metës për median Emiljano Aleksi ka siguruar dikë se fjala e dhënë është institucion për skraparlinjtë, por nuk është e qartë se për kë e ka fjalën dhe për cilën nga fjalët e dhëna.
“#FotoLajm “Aty ku fjala e dhënë është Institucion”
Kryetari i Kuvendit, z.Meta sot në Çorovodë”, poston Aleksi dhe një foto të Metës në Corovodë me një grup të rinjsh të veshur me kostume popullore të zonës.
Shpesh Kryetari i LSI përcjell mesazhe të rëndësishme përmes postimeve të këshilltarit të tij, pasi vetë Meta nuk përdor rrjetet sociale.
Droni.al











