• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Industria e naftës, shkurtohen 500 vende pune për 5 muaj

admin by admin
24 January, 2016
in Global Image
0
Industria e naftës, shkurtohen 500 vende pune për 5 muaj
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zhvillim i paparashikuar edhe nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë rrezikon të lërë ekonominë tonë në udhëkryq këtë vit. Industria e naftës në vend pezullon investimet, ndërsa ka shkurtuar 500 vende pune në pak muaj.

‘Transoil Grup’, kompania e nxjerrjes dhe kërkimit të naftës në vend me 150 të punësuar, planifikon të shkurtojë 66% të vendeve të punës pak ditë më parë. Burime brenda kompanisë bëjnë të ditur se vendimi erdhi pas uljes së çmimit të naftës në tregun botëror nën 30 dollarë për fuçi. Vendimi drastik, për të çuar në shtëpi më shumë se gjysmën e punonjësve, erdhi pas një plani të mëparshëm për të ulur me vetëm 20% shpenzimet për paga.

Por, po të shohim vetëm planin e dy javëve më parë të kompanisë, kur kishte mbi tavolinë dy skenarë të zhvillimit të punës, kuptohet se industria e naftës në vendin tonë ka marrë rrokullimën. Vetëm pak ditë më parë, kjo kompani, planifikonte të investonte nëse çmimi i kalon 60 dollarë për fuçi, dhe do të punonte për të ulur shpenzimet, nëse çmimi do të ishte nën këtë kufi. Nuk flitej për shkurtime nga puna, për sa kohë nuk pritej zbritja e çmimit nën koston e prodhimit.

Por përgjysmimi, e më shumë i stafit të një kompanie, është vetëm maja e ajsbergut të një industrie që ka hyrë në kolaps në të gjithë botën. Të gjitha sipërmarrjet, mes kërkimit, nxjerrjes, përpunimit e eksportit të naftës, kanë “fikur motorët”.

Kompania më e madhe në këtë fushë te ne, ‘Bankers Petroleum’, për herë të parë pas pesë vjetësh, ka vendosur të mos shpojë puse të reja në 6 muajt e ardhshëm. Në njoftimin e fundit zyrtar të kompanisë, thuhet se, “si pasojë e çmimeve të paqëndrueshme të naftës edhe në fillim të vitit 2016, Bankers ka zgjedhur të pezullojë aktivitetin e shpimit deri në përmirësimin e çmimeve me qëllim për të mbrojtur forcën e bilancit financiar të kompanisë”. Vendimi është marrë para se çmimi i naftës në bursa të zbriste nën 30 dollarë për fuçi, ndërsa nafta shqiptare kuotohet në bursa në nivele më të ulëta. Javës së kaluar, nafta bruto e nxjerrë nga fushat shqiptare, ishte 20-23 dollarë për fuçi (pasi shitet me skonto ndaj treguesit referenë europian Brent).

Paralizimi i industrisë i nisur që gjatë vitit të kaluar, po përfshin gjithë trupin e industrisë këta muaj. Bankers saktëson se “dy sondat shpuese të përdorura përgjatë vitit 2015 janë ndalur përkohësisht në muajin dhjetor. Aktiviteti i shpimit do të rinisë me rritjen e çmimeve, sondat do të qëndrojnë në vend dhe do të jenë të gatshme për të rinisur aktivitetin në një të ardhme të shpejtë. Por, ndërsa Bankers ka tkurrur zgjerimin e saj, duke ulur lehtësisht prodhimin, e pa shkurtuar deri më tani punonjësit, krizën më të thellë po e ndiejnë nënkontraktorët e saj. Një prej tyre është Phoenix. Përfaqësuesi i kësaj kompanie tha se “kemi fshirë çdo plan investimi, duke u ndalur në vend. Ai pranoi se është reduktuar stafi, por i pyetur për nivelin e shkurtimeve, u shpreh se nuk mund të japë një numër, “pasi plani i shkurtimeve është ende në proces”.

Transatlantic Petroleum (ish ‘Streem Oil’), kompania që ka dalë në shitje që vitin e kaluar vlerësohet të këtë tkurrur në nivel minimal shpenzimet, ndërsa përfaqësues të kompanisë nuk flasin për shkurtime të vendeve të punës së fundi.

Dëmi arrin në buxhet

Kriza që ka mbërthyer produktin më të eksportuar nga Shqipëria vitet e fundit pritet të infektojë tregun privat të prodhimit e konsumit, por edhe financat publike.

Prej shtatorit të vitit të kaluar, të gjitha sipërmarrjet së bashku kanë dërguar në shtëpi rreth 500 naftëtarë. Sektori zinte me punë 4 mijë veta mes kompanive të nxjerrjes dhe nënkontraktorëve të tyre. Vetëm në fushën e Patos-Marinzës llogariten rreth 2 mijë të punësuar.

Zyrtarë pranë kompanive vërejnë se nëse ky nivel çmimi vazhdon mbi 6 muaj, do të detyrohen të mbyllin aktivitetin të gjitha kompanitë.

Zhvillimet tejet të zymta të industrisë, që detyruan vetë sipërmarrjet të përforcojnë brenda muajit planet e tyre, janë shqetësim për mbarëvajtjen e ekonomisë në tërësi. Të ardhurat e ulëta nga renta e naftës së eksportuar, ishin “shtylla e kalbur” e të ardhurave të buxhetit që gjatë vitit të kaluar, kur çmimet po uleshin, e nga pak edhe prodhimi. Kur financat nuk parashikuan trendin e uljes vitin e kaluar, pikëpyetja lind sa e kanë përfshirë në planin e tyre të të ardhurave për këtë vit, një pezullim të mundshëm të industrisë së naftës. Kjo do të fillojë të duket që muajt e parë të vitit, ndërsa sfida e realizimit të të ardhurave, sigurisht më e madhe se ajo e vitit të kaluar.

Krahas të ardhurave të munguara në buxhet, financave publike rrezikon t’u kushtojë më shtrenjtë këtë vit mbajtja në këmbë e ‘Albpetrol’. Burime zyrtare pranë kësaj kompanie theksojnë se nuk ka një plan shkurtimesh të punonjësve. Megjithatë, njohës të tregut të naftës paralajmërojnë se ‘Albpetrol’ do të gjendet para sfidës për të ristrukturuar organikën e saj, ose qeveria duhet të përballojë një pjesë të kostos.

Nafta, braktiset nga financimi

Një fenomen global është ai i vështirësive të financimit kur rriten pasiguritë.

Kompanitë në tregun vendas po përballen edhe me mungesën e lartë të financimit. Për të mbijetuar deri në rritjen e çmimit do t’u duhen para borxh, por bankat duket se kanë mbyllur rubinetin e financimit për këtë industri, ku rëndon pikëpyetja më e madhe e mbarëvajtjes. Punonjës të administratës pranë disa prej shoqërive, thonë se “çështja është se po s’patën financime për të paguar pagat, lëndën e parë, energjinë, nuk mund të mbijetojmë, pasi edhe nëse kompania vendos të mos e mbyllë aktivitetin, ai do të bllokohet nga tatimet, nga furnitorët, të cilët nuk japin materialet bazë nëse nuk paguhen”. Sipas tyre, industria po mbijeton tani me financime të dëshpëruara, duke paralajmëruar se do të ketë vonesa në pagesat e faturave apo detyrimeve fikse të tyre. Në kushtet aktuale, financierë të kompanive thonë se sipërmarrjet nuk marrin dot hua në banka. Këtij sektori, sipas tyre, nuk i jepet më as overdraft, kredia që shpesh përdoret për pagesa emergjente si pagat.

Ndaj, operatorët thonë se nuk bëhet fjalë për ulje të prodhimit, por për ta mbyllur aktivitetin. Niveli i humbjes tek ne llogaritet në 12-15 dollarë për çdo fuçi që prodhohet.

Panajot Soko, mbikqyrës financiar dhe risku pranë ‘Transoilgroup’, thotë se sot nafta po shitet 20 dollarë për fuçi, kur kostoja mesatare e nxjerrjes së një fuçie është 31-32 dollarë. Pra, të ardhurat mbulojnë vetëm 60% të kostove.

Nga çmimi 2 dollarë shkojnë për taksat, ndërsa në shpenzimet e një kompanie të nxjerrjes së naftës futen paga, sigurime, energji, hollues, materiale ndihmëse.

Ulja e shfrytëzimit të rezervave tona të naftës ka një anë të saj pozitive. Ruajmë “pa dashje” pasurinë nëntokësore. Por, për ekonominë tonë, çështja bëhet shqetësuese, për sa kohë (edhe pse lëndë e parë e me shumë vlerë të shtuar), nafta është bërë burimi kryesor i të ardhurave. /monitor/

Nga Albana Mucaj

Previous Post

FOTO LAJM/ Ky është aplikacioni që ju vjen së fundmi në ndihmë azilantëve në Gjermani

Next Post

POR KLIPI ËSHTË ZHDUKUR/Xhoana Nano, vajza e bukur e klipeve të kohës së komunizmit

admin

admin

Next Post
POR KLIPI ËSHTË ZHDUKUR/Xhoana Nano, vajza e bukur e klipeve të kohës së komunizmit

POR KLIPI ËSHTË ZHDUKUR/Xhoana Nano, vajza e bukur e klipeve të kohës së komunizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.