Policia e Vlorës arrestoi sot 2 persona pasi rrahën dy policë në komisariatin policisë.
Policia arreston në flagrancë 2 shtetasit:
1. Gaqo Gjini, 35 vjeç, banues në Vlorë.
2. Lorenc Gjini, 25 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtyre personave u bë pasi:
Këta shtetas, janë afruar pranë zyrave të informacionit të Drejtorisë së Policisë së Vlorës për interesat e tyre dhe kanë krijuar një konflikt të çastit duke kundërshtuar punonjësin e policisë, me pas kanë filluar të godasin me grushta duke ushtruar dhunë fizike mbi 2 efektivë policie (Xh.Q dhe E.V), të cilët kanë marrë dëmtime të lehta, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre 2 shtetasve për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.











