• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Apeli i babait të bariut të vrarë: Do marrim hak familjarisht, njerëz në pushtet duan të shpëtojnë autorin

admin by admin
25 January, 2016
in Kronika
0
Apeli i babait të bariut të vrarë: Do marrim hak familjarisht, njerëz në pushtet duan të shpëtojnë autorin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter


Petrit Laho, babai i bariut të varë Marjo Laho

“Drejtësia po na vret për herë të dytë. Procesi për të dënuar vrasësin e djalit tim po zvarritet pa fund. Abaz Isai, që ma vrau djalin me bukë në gojë, po ndihmohet nga njerëz me pushtet. Ai do t’i shmanget dënimit, përmes një raporti mjekësor si i sëmurë”.
Me lot në sy, Petrit Laho, babai i Marjo Lahos 23 vjeç, të riut që u vra nga bashkëfshatari i tij në kasollen e bagëtive, i bën apel drejtësisë të mos zvarrisë procesin, por të japë dënimin për autorin e krimit të rëndë.
Kanë kaluar plot gjashtë muaj prej ditës kur Abaz Isai i mori jetën të riut dhe, ndonëse ka pranuar vrasjen, drejtësia ende nuk e ka dhënë verdiktin e saj. Babai i viktimës vë alarmin, teksa denoncon se autori po mundohet t’i shmanget dënimit, duke kërkuar raport mjekësor me pretendimin se nuk është mirë mendërisht. Ai shkon edhe më tej, kur thotë se njerëz me pushtet po ndihmojnë autorin që t’i shpëtojë dënimit. Petrit Laho pretendon gjithashtu, se janë kërcënuar familjarisht për të mos kërkuar drejtësi për gjakun e të birit.

Gjashtë muaj më parë, djali juaj u qëllua për vdekje nga Abaz Isai. A mund të na thoni nëse drejtësia e ka thënë fjalën e saj?
Kanë kaluar më se gjashtë muaj prej ditës kur mua më vranë dritën e syve. Ishte data 11 korrik e vitit 2015 kur pas një grindjeje për motive banale, Abaz Isai vrau barbarisht djalin tim. Ka qenë fillimisht një grindje mes meje dhe autorit, dhe më pas, pas ndërhyrjes së djalit për mbrojtjen e babait të tij, u vra me bukë në gojë. Marjo ishte në mal me bagëti, ndërsa ka shkuar tri orë në këmbë dhe e ka vrarë në kasollen ku ai flinte në mal. E vrau me automatik dhe u largua. Sot kanë kaluar gjashtë muaj dhe krimineli nuk është dënuar nga gjykata. Çfarë bëhet kështu?! Ka vrarë një bir nëne dhe jo një mace. Kjo është e tmerrshme! Shpirti ynë u copëtua kur na e vranë djalin, tani po e copëtojnë edhe atë pak që ka mbetur, dhe këtë po e bën drejtësia.

Përse thoni që po ju vret drejtësia? Çfarë po ndodh realisht?
Drejtësia po na vret, pasi nuk ka dhënë ende dënimin për dorën që vrau djalin tonë. Kanë kaluar gjashtë muaj prej ditës së ngjarjes së rëndë dhe autori nuk ka marrë asnjë dënim. Ne e njohim autorin, pasi kemi pasur lidhje fisnore dhe e dimë shumë mirë që ai ka njerëz në pushtet, të cilët po ndërhyjnë në drejtësi për të mos e dënuar Abaz Isain. Ai pretendon se është i sëmurë mendor, dhe këtë raport po e sajon me njerëzit që ka në pushtet për të përfituar ulje në dënim. Kjo është e tmerrshme! Nuk është i sëmurë, dhe ne e dimë shumë mirë këtë gjë. Ai nuk ka vuajtur asnjëherë nga sëmundje të tilla, siç pretendon. Ai e ka vrarë me vetëdije të plotë djalin. Drejtësia po sorollat proceset gjyqësore, dhe këtë e bën sepse gjyqtarët kanë marrë lekë nga të afërmit e tij.

Cili është apeli juaj?
Ne duam drejtësi dhe vetëm drejtësi! Abaz Isai duhet të marrë dënimin e duhur, pasi ka vrarë një njeri me bukë në gojë (qan). Djali im ishte i pafajshëm. Ia mori jetën për një fjalë goje. I bëjmë thirrje ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, të vërë gisht në këtë ngjarje dhe në gjykatat e Korçës, pasi janë të kalbura. Po zvarrisin proceset gjyqësore dhe nuk japin dënimin.

Nëse nuk vihet drejtësi për vrasjen e djalit tuaj, çfarë do të bëni?
Nëse drejtësia nuk vihet në vend, ne do marrim hak familjarisht për gjakun e Marjos. Nuk e lëmë në heshtje këtë çështje! Ne jemi vrarë familjarisht dhe nëse drejtësia rri në heshtje, do e bëjmë ne drejtësinë e djalit tonë.

(“Gazeta Shqiptare”)

Previous Post

Himarë, IMKT shemb dy objekte tre katëshe

Next Post

Frederik Ndoci: Kur Lindita Theodhori ankohej për mua në KQ të PPSH

admin

admin

Next Post
Frederik  Ndoci: Kur Lindita Theodhori  ankohej për mua në KQ të PPSH

Frederik Ndoci: Kur Lindita Theodhori ankohej për mua në KQ të PPSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.